Përplasja Kosovë-Serbi në OKB, Nesho në '5 Pyetjet': Vuçiç e quan Kosovën pjesë të sovranitetit të tij! Mulaj: Osmani bëri lëvizje të zgjuar

Përplasja mes Kosovës dhe Serbisë sot në Këshillin e Sigurimit në OKB u disikutua me të ftuarit në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv.

Ish-ambasadori Agim Nesho thotë se Vuçiçi edhe sot e dëshmoi se kërkon që Kosova të quhet si pjesë e sovranitetit të tij.

'Plani i Vuçiç është që çështjen e Kosovës në KS, pasi ka aleatët, Rusinë Kinën. Kosovën e quan pjesë të sovranitetit të tij. Pret të ketë ndryshim në botë, në zgjedhjet amerikane. Në parlamentin europian dhe të parashtrojë ato kërkesat e hershme që ka për Kosovën. Kërkon të krijojë një dominonte në gjykimin perëndimor që çështja e Kosovës është prezentë. Kërkoi riaktivizimin e rolit të UMNIK, dmth jo variantet perëndimore të BE-së. Ai tha dy gjëra, e para ka mosrespektim të drejtave të njer9ut dhe prapë i jepni kreditë Albin Kurtit', tha Nesho.

Gazetarja Esmeralda Mulaj komentoi praninë së bashku me presidenten Vjosa Osmani të katër grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës 25 vite më parë.

'Ishte lëvizje e zgjuar e zonjës Osmani. Ishin katër zonja të dhunës seksuale gjatë luftës se Kosovës, 25 vite më parë. Sot ishte dita më e keqe  e Vuçiçit, që kur është bërë president në KS. Kanë ndodhur shumë shumë gjëra, e para Banjska dhe Vuçiç nuk mund ta fshehi më. E dyta Kosova mori një votë në Asamblenë parlamentare të KiE. Po përballet me një tjetër rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë. Tjetër ishte autogoli me zgjedhjet. Ai do ta ruajë Kosovën si vatë tensioni, do ti çojë mesazh ndërkombëtarëve që për veriun e Kosovës duhet të negocioni me mua po ashtu për Bosnjen', u shpreh gazetarja.

Pedagogu Ilir Alija evidentoi si problematikë në këtë histori Milorad Dodikun që ka paralajmëruar ndarjen e Republika Srpskas nga Bosnje Hercegovina dhe bashkimi me Serbinë. 

'Shqetësimi më i madh sot për sot ky është. Deklarata e DASH këtë thonte, do ndëshkojmë korrupsionin dhe personat që sjellin destabilizimin në Ballkanin Perëndimor. Çështja është që Milorad Dodik ka kohë që vepron. Ka marrë vazhdimisht para cash nga Rusia. Ka marrë 22 milionë euro cash. Çfarë do ndodh kur Dodik do shpall pavarësinë e Republika Srpska nga Bosnja. Mendoj se do ketë reagim. Forcat e sigurisë së Bosnjes do tentojnë të arrestojnë Dodikun', nënvizon Ilir Alija.

Analisiti Lavdrim Lita u shpreh se sot ra propaganda e Vuçiçit se ai dhe Serbia janë viktima.

'Ekspozimi i dhimbjes lotëve familjes, i dhunës strukturore e tregoi se kush është viktima reale. Vuçiç prej ikjes nga posti i kancelares së Merkel ka nisur një kurs desktruktiv të postit të tij. Ai nuk ka më akses në kancelaritë europiane. Thërritet në Paris apo Berlin për t’iu tërhequr veshi. Ai shkoi në Paris për Pazar, për të blerë heshtjen e diplomacisë europiane. Qasja desktrutive e Vuçiç kudo në rajon e ka kurs prej largimit nga ombrella e Merkel', tha Lita. 

Alija shton se Putin kërkon të zhvendosë vëmendjen nga lufta në Ukrainë duke ndezur një front të ri lufte në zemër të Europës, Ballkanin Perëndimor.

'Putini kërkon të ndezë një flakë në Europë që të harrohet Ukraina. Ky është problemi më i madh. Ka një pakicë hungareze në Serbi, që për momentin kryeministri Orban nuk e përmend. Sipas informacioneve nga perëndimi, në momentin që do ikë Victor Orban dhe çfarë do ndodh', thekson Alija.

Mulaj nënvizon se Lordi Cameron, ministri i Jashtëm britanik kreu vizitën e parë të këtij viti në Kosovë dhe u shpreh se e dinte se çfarë kishte ndodhur në Bansjkë ndërsa shprehu mbështetje për Kosovën dhe porositi KFOR që të mos ndodhte ndonjë ngjarje tjetër si ajo e Banjskës.

'Më 8 maj pritet që presidenti kinez Xi të mbërrijë në Beograd. Nga njëra Vuçiç luan me rusët, nga ana tjetër me kinezët, nga ana tjetër do franczët dhe gjermanët. Është një lojë që nuk e mban dot më. Kështuqë edhe kur të ngrihet ndonjë ditë dhe të jap dorëheqjen nuk është çudi', tha Esmeralda Mulaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:23
'Luan me rusët dhe kinezët, nga ana tjetër do gjermanët dhe francezët', Mulaj: Vuçiç nuk e mban dot më lojën

Gazetarja Esmeralda Mulaj tha në '5 Pyetjet', se ministri i Jashtëm britanik James Cameron e bëri të qartë se mbështet KFOR dhe Kosovën.

Ndërsa nga ana tjetër, presidenti Vuçiç po luan si me kinezët dhe rusët dhe me gjermanët e francezët.

'Lord Cameron në nisje të vitit vizitën e parë e bëri në Kosovë. Tha se e dinte se çfarë kishte ndodhur në Banjskë, që ishte përpjekje për të ngritur barrikada për të sjellë një konflikt guerril. E tha edhe në komisionin e jashtëm. I tha trupave të KFOR, jeni këtu për të mos lejuar të ndodh një Banjskë tjetër. Më 8 maj pritet që presidenti kinez Xi të mbërrijë në Beograd. Nga njëra Vuçiç luan me rusët, nga ana tjetër me kinezët, nga ana tjetër do franczët dhe gjermanët. Është një lojë që nuk e mban dot më. Kështuqë edhe kur të ngrihet ndonjë ditë dhe të jap dorëheqjen nuk është çudi', tha Esmeralda Mulaj.

Ora 22:04
'Vëllai i madh dhe i vogli', Lita zbulon: Sputniku është në mes të Beogradit! Propagandë kundër Kosovës, ia japin edhe mediave shqiptare

 

Analisti Lavdrim Lita zbuloi se shërbimet sekrete ruse janë kudo në Serbi dhe këto dy shtete operojnë si motër e vëlla. 

'Rusia dhe Serbia nuk janë partner. Funksionojnë si vëllai i madh dhe vëllai i vogël,. Operatorët e shërbimeve sekrete ruse janë brenda shërbimeve serbe, në Nish dhe kudo. Oficerët rus janë brenda ushtrisë serbe. Në mes të Beogradit ka një pallat pesëkatësh ku vepron Sputniku, ajo që bën propagandën. Është e paregjistruar, vepron në ilegalitet, kundër Kosovës, ofrojnë materiale edhe në shqip. Hapini lajmet në mëngjes dhe shikoni që ka lajme për Vuçiçin dhe lajme për Putinin. Veprojnë në unison. Dhe Sputniku është një nga provat më të afërta', theksoi Lita.

Ora 21:58
'Putini kërkon të ndezë një flakë në Europë', analisti ngre pyetjen: Çfarë do ndodh kur të ikë Orbani?

 

Analisti Ilir Alia u shpreh  në ‘5 Pyetjet’ se Putini kërkon të zhvendosë vëmendjen nga Ukraina duke hapur një konflikt në Ballkanin Perëndimor.

'Putini kërkon të ndezë një flakë në Europë që të harrohet Ukraina. Ky është problemi më i madh. Ka një pakicë hungareze në Serbi, që për momentin kryeministri Orban nuk e përmend. Sipas informacioneve nga perëndimi, në momentin që do ikë Victor Orban dhe çfarë do ndodh. Çështja është shumë e ndërlikuar, prandaj perëndimi përdor edhe shkopin edhe karrotën. Qëllimi kryesor është të mos ketë front të ri në zemër të Europës. Kjo mund të themi ishte ajo konjaku që Vuçiç do pinte me Macron në Elize. Edhe nëse e ka provuar, do ja kenë zënë në fyt', tha analisti. 

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit

VIDEO/ Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit