BB8, Tensione brenda
shtëpisë Kika ofendon Jonidën

BB8, Tensione brenda<br />shtëpisë Kika ofendon Jonidën
Vijojnë tensionet dhe zënkat në shtëpinë e Vëllait të Madh. Këtë herë pjesë e tensioneve ka Kika me Jonidën.
 
Disa prej banorëve si Zaida,Kreshniu dhe Stiliani i kërkojnë Marias informacione nga jashtë. Ata e pyesin banoren e re të shtëpisë nëse i ka ndjekur dhe si duken. Por Maria nuk i jep shumë informacione duke thënë se nuk i ka ndjekur.

Ndërkohë Alba dhe Diedoni largohen nga dhoma e ndenjes për të fjetur gjumë. Ata ftojnë dhe Jonidën që të shkojë. Por Kika gjen hapësirën e duhur për të rifilluar debatin këtë radhë me Jonidën. Ai e ofendon Jonidën duke i thënë se ajo ka abuzuar në shtrat me të kur flenë. Kjo solli një acarim të Jonidës dhe i thotë : “ti je i pafytyrë”. Banorët e tjerë që ndodhen aty i tërheqin vëmendjen e Kikës duke i thënë se po e tepron.

Jonida ndodhet në oborr duke u munduar të qetësohet pas debatit me Kikën që gjeneroj në banalitet. Ajo i shpreh Albës që vëllezërit e saj nuk kanë për t'ia falur këtë sjellje dhe ofendim që i bëri Kika.

bb8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

AF Elbasani bën 'shopping' te Tirana

AF Elbasani bën 'shopping' te Tirana