BB8, Virus Shala pretendeti
për karrigen e opinionistit?

BB8, Virus Shala pretendeti<br />për karrigen e opinionistit?
Gjatë këtyre ditëve është diskutuar mjaft për largimin e shkrimtares  Mimoza Ahmeti nga karrigia e opinionistes së “Big Brother Albania 8”. Ky fakt tashmë është vërtetuar edhe nga autorët e programit, ndërkohë që kanë nisur aludimet se cili do të zerë vendin e Ahmetit në këtë reality shoë të shtunën.

Por, edhe pse nuk kemi një konfirmim zyrtar pretendeti kryesor duket se është Virus Shala, një rikthim që besoj do ti duhet këtij reality-show. Ai është komentuar si një personazh mjaft simpatik, komentet e të cilit shkaktonin reagime të forta tek konkurrentët, por edhe jashtë shtëpisë më të madhe në vend gjatë edicionit te parë të “BB” në Shqipëri.

Edhe pse është përfolur shumë dyshja Fatma dhe Aulona, ato që do të ulen në këtë karrige për të dhënë opinione rreth situatave dhe banorëve të shtëpisë, duket se nuk është e vërtetë. Megjithatë e kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, autorja e programit Zefina Hasani ka konfirmuar vetëm largimin e Ahmetit, duke mos u pronocuar për emra:

“Nuk mund t’iu them asnjë emër, pasi ende nuk kemi vendosur se cili do të jetë opinionisti i ri”,-ka thënë Hasani. Ikja e Ahmetit ka ardhur si rezultat idisa fotomontazheve të realizuara nga gazetari Olti Curri,të cilat ajo nuk i ka toleruar.

virusi

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'