BB8,  xhelozia e Albës s'njeh limitet 
Filxhan me ujë të nxehtë Marsuelës

BB8,  xhelozia e Albës s'njeh limitet <br />Filxhan me ujë të nxehtë Marsuelës
Banorët e shtëpisë ngacmojnë Diedonin dhe Marsuelën. Ata i kërkojnë Diedonit që të vazhdojnë lojën dhe që natën ta kalojë me Marsuelën. Ajo i afrohet në shtrat. Diedoni i thotë se do që të flejë vetëm natën e sotme. Banorët këmbëngulin që ai të vazhdojë lojën dhe nuk duhet ta ndërpres. Diedoni u thotë se vetë vendosi që ta nis këtë lojë dhe e di po vet se kur do ti jap fund. Ai është i vendosur që lojën me Marsuelën ta lëri këtu.

Eleonora u thotë se kanë vizitor dhe i kërkon Marsuelës që të mos largohet nga shtrati i Diedonit. Ajo rehatohet në shtratin e tij. Në dhomën e gjumit hynë personeli i hotelit. Alba po u shërben çajin. Ajo ka në dorë një filxhan me ujë dhe po i shërben Marsuelës. Alba bën një veprim që vjen nga xhelozia e saj. Ajo i hedh filxhanin e ujit Marsuelës.

Marsuela bërtet duke thënë se filxhani ishte me uji të nxehtë. Alba fillon ti kërkojë falje gjithmonë e veshur me petkun e aktrimit si shërbëtore. “Më falin zonjë më ra pa dashje,t'ju bëj një çaj tjetër” i thotë Alba. Marsuela fillon të bërtas duke i thënë se ajo nuk është në terezi. “Çfarë bën kështu, më ujë të nxehtë luan” i thotë Marsuela. Ajo del për të kërkuar menaxheren e hotelit.

Alba u thotë banorëve të tjerë që çdo gjë ndodhi pa dashje dhe se uji nuk ishte i nxehtë por i ngrohtë. Kontradiktore Alba mes asaj që bëri dhe asaj që thotë. Lëvizja e saj drejt Marsuelës dukeshin si të paramenduar por nëse në filxhan kish uji të nxehtë apo të ngrohtë nuk dihet. Është fjala Marsuelës kundër fjalës së Albës.

Marsuela del në oborr dhe flet me Kristin. Ai e këshillon që të flas me menaxheren e hotelit dhe më pas të drejtohet më lart për tu ankuar. Kristi është po aq i irrituar sa dhe Marsuela dhe ai nuk do që ajo ta tolerojë një sjellje të tillë. Marsuela vë në dijeni menaxheren hotelit Marian deh drejton ankesën e saj më lartë.

bb8

Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin