BB8, Xhensila pas puthjes me
Veselin, në shtrat me Fatjonin

BB8, Xhensila pas puthjes me<br />Veselin, në shtrat me Fatjonin
Zërat e banorëve dëgjohen kudo nëpër shtëpi. Vëllai i Madh ka fikur dritat dhe ata bëhen gati për të fjetur. Kudo flitet për lojën, kallëpet e arit,buxhetin. Xhensila merr dhe një herë guximin që të flas me Fatjonin. Ajo kërkon faljen e tij për puthjen e dhënë me Veseli. Xhensila i shpreh se ajo nuk e ka puthur dhe se ai duhet ta besoj. Fatjoni është i prerë në vendimin e tij. Për të nuk ka vend që mund të diskutohet. Ajo ka bërë një veprim dhe duhet të mbajë riskun. Fatjoni i kthehet Xhensilës më fjalë ofenduese dhe i thotë se nuk ka kthim pas. Xhensila mundohet ta bëjë që t'i shohë gjërat ndryshe. Fatjoni nuk bindet.

Alba,Milena,Eleonora dhe Veseli pas bisedave për kallëpet e arit flasin për puthjet. Veseli thotë se ka ngelur vetëm një person në shtëpi që nuk është puthur dhe ajo është breshka. Ata fillojnë të qeshin. Eleonora ndërhyn dhe thotë se ku e ka parë ai atë që të puthet. Veseli i përgjigjet se Eleonora është e veçantë dhe nuk ka lidhje më këto gjëra.

Fatjoni dëgjon komentet e tyre dhe acarohet më shumë me veprimin e Xhensilës. Teksa ajo mundohet ta bindë se po i sheh gjërat gabim, ai i acaruar vazhdon ta ofendojë dhe i kërkon që të largohet. Pas shumë diskutimesh ajo e pyet se 2 muaj bashkë ai i shumëzon me 0. Përgjigjja pozitive dhe e bindur e Fatjonit e bën Xhensilën që të largohet.

Qëndrimi i Xhensilës larg Fatjonit është i pamundur. Pesha e fajit është shumë e rënd për tu përballuar. Ajo i futet në shtrat kundër dëshirës së tij. E përqafon dhe mes lotësh i kërkon sërish falje. Ai nuk po mundet ta shqis nga trupi i tij. Fatjoni nuk mund të fal një gjest të tillë por Xhensila është e vendosur që dhe sonte të kalojë natën me të. Ai dorëzohet pas shumë përpjekjeve të saj shoqëruar me lot,pas shumë përqafimeve dhe puthjeve. Xhensila është e vendosur për të marrë faljen e Fatjonit. Nuk dihet nëse ai do ta fal por pavarësisht kësaj ata po kalojnë një natë pasiononte.


bb8


Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut