BBC: Si Dua Lipa kërkon të ndryshojë imazhin e Kosovës me festivalin e saj

BBC: Si Dua Lipa kërkon të ndryshojë imazhin e Kosovës me festivalin e saj

Dua Lipa dhe babai i saj

Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini donin të ndryshonin gjërat në Kosovë, duke nisur festivalin Sunny Hill në qytetin e Prishtinës, shkruan prestigjozja BBC.

 “Dua të ndryshoj retorikën e asaj që njerëzit mendojnë për Kosovën dhe se ajo është e shkatërruar nga lufta. Kur jetoja në Kosovë, asnjë nga artistët që doja të shihja nuk erdhi kurrë”, tha Dua në fillim të këtij viti.

Dua ka lindur në Britaninë e Madhe, por u transferua në Prishtinë në moshë të vogël pas një lufte në fund të viteve 1990 që la më shumë se 10 000 të vdekur, teksa Kosova luftonte për pavarësinë nga Serbia.

 "Rivendosja e situatës normale në vend mori më shumë vite sesa do të donim", shprehet Dukagjin Lipa.

Ai shpjegon se ishte "gjithmonë një ëndërr" të kishte diçka si Sunny Hill në Prishtinë, pasi kishte punuar në industrinë e ngjarjeve të muzikës live për vite me radhë, përpara se Dua të bëhej një yll ndërkombëtar i popit.

Në vitin 2018, 10 vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, u lançua Sunny Hill. Por atëherë ishte më e vështirë të bindeshin artistë të tjerë botërorë që të përformonin në Prishtinë. Megjithatë, një vit më vonë, miqtë e Duas, Miley Cyrus dhe Calvin Harris ranë dakord.

Të dhënat e fundit vlerësojnë se rreth 40% e vizitorëve ishin nga jashtë Kosovës, ndikim për të cilët ka diaspora e vendit që sjellin miq me vete. Këtë vit, disa kishin udhëtuar nga Çikago për të parë artistë si Bebe Rexha, Burna Boy, Stormzy dhe DJ Snake që kryesuan skenën.

Xh.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?