Qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit për herë të katërt, ku ka vendosur që të japë nga 15 mijë lekë shpërblim për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomie dhe personat me aftësi ndryshe. Ministri i Financave bëri me dije se 15 miliardë lekë do të kalojnë për skemën e pensioneve, për financimin e reformës së re.
Më shumë se 148 mijë qytetarë që trajtohen me ndihmë ekonomike apo që i përkasin kategorisë së personave me aftësi ndryshe, bashkë me kujdestarët e tyre, do të marrin shpërblim për fundvit.
“Masa e mbështetjes financiare, në formën e bonusit të fundvitit, do të jetë 15 mijë lekë apo rreth 150 euro. Në total nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 148,500 qytetarë me një fond total prej 2.2 miliardë lekë”, tha Petrit Malaj, ministër i Financave.
Përmes rishikimit të katërt të buxhetit për këtë vit, qeveria ka vendosur gjithashtu që 15 miliardë lekë (ose 150 milionë euro) që nuk janë shpenzuar nga institucionet të kalojnë në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.
“Kjo shumë do të përdoret për Reformën e Pensioneve të cilën kjo qeveri tashmë e ka nisur.”, tha Malaj.
Nga viti 2026, qytetarët do të marrin bonusin e përmuajshëm në bazë të pensionit që ata marrin. Ndërsa shëndetësia merr shtesë 1.8 miliardë lekë për furnizimin e spitaleve me medikamente, dhe gjithashtu në këtë akt normativ janë caktuar 2 miliardë lekë për bujqësinë, në mënyrë që të paguhen fermerët përfitues nga skemat kombëtare.
“Në total fondi i alokuar për vitin 2025, ku fermerët kanë përfituar drejtpërdrejt nëpërmjet këtyre skemave mbështetëse, shkon në masën 6.4 miliardë lekë, krahasuar me 5.3 miliardë lekë që ishte në vitin 2024”, tha Malaj.
Ministri Petrit Malaj tha se ky rishikim i buxhetit i vjen në ndihmë edhe pushtetit vendor për të shlyer detyrimet e papaguara me 1.2 miliardë lekë.
“Në total, vlera që po i alokojmë pushtetit vendor është e barasvlefshme me rreth 40% të detyrimeve të prapambetura që kanë këto bashki”, tha Malaj
Kjo është hera e katërt që rishikohet buxheti i shtetit për këtë vit, pas ndryshimeve që pësoi në tetor ku u caktuan fondet për shpërblimin e fundvitit për pensionistët 10 mijë lekë për ata që marrin mbi 20 mijë lekë pension në muaj, dhe 15 mijë lekë për ata që marrin nën 20 mijë lekë në muaj.
Komente













Pak make up, e ha ky popull se ka filluar Big Brother.
Përgjigjuhahahahahahahahhahahah Rishikohet buxheti nje jave mbasi eshte aprovuar. hahahahahahahahahahahahaha Pra skemat 5 D , 5 B dhe tani 3 L e bene efektin. Dikush i ka mbushur dhe ka filluar te mbaje ere. Kush e ka rradhen tani ?
Përgjigjuopo lere ti mare AKSHI keto
Përgjigju