BBC hap radio për Sudanin, lajme rreth përppjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës

BBC hap radio për Sudanin, lajme rreth përppjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës

Kartum, Sudan

Transmetuesi britanik, BBC, nis sot një kanal radioje për Sudanin - vendin që është përfshirë nga luftimet mes forcave rivale ushtarake që nga 15 prilli.

Kanali do të transmetojë program në gjuhën arabe dy herë në ditë, për tre muaj, duke ofruar lajme dhe informacione për njerëzit në konflikt.

Ai do të përfshijë rrëfime të dëshmitarëve okularë, lajme rreth përpjekjeve diplomatike për t’iu dhënë fund luftimeve, si dhe do të ndihmojë për të luftuar dezinformatat, tha BBC-ja.

Ky hap është “vendimtar në një kohë të pasigurisë së madhe”, tha drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie.

Programi do të transmetohet drejtpërdrejt nga Londra, me të dhëna dhe analiza nga ekipet në Aman dhe në Kajro.

Mbi 500 njerëz janë raportuar të vrarë në Sudan, prej se forcat ushtarake rivale kanë nisur luftën për pushtet, më shumë se dy javë më parë.

Në njërën anë të konfliktit është gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, president i Qeverisë ushtarake të Sudanit dhe udhëheqës i ushtrisë, ndërsa kundërshtar i tij është gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, nënkryetar i Sudanit, i cili mbikëqyr grupin paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Tensionet mes tyre kanë të bëjnë me transferimin e pushtetit tek një autoritet civil dhe me integrimin e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtri./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë