BBC: Inflacioni global, pesë artikujt që po rriten në çmim dhe arsyet e rritjes së frikshme

BBC: Inflacioni global, pesë artikujt që po rriten në çmim dhe arsyet e rritjes së frikshme

Foto ilustruese

Kostoja e jetesës po vazhdon të rritet me ritmin më të shpejtë në 30 vjet në Mbretërinë e Bashkuar, sipas shifrave të fundit zyrtare.

1. Benzina dhe nafta
Çmimet e karburantit ishin në rritje që para luftës në Ukrainë dhe furnitorët luftonin për të përmbushur kërkesën në rritje. Ndërkaq pushtimi rus po i përkeqëson gjërat. Rusia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë dhe vendet perëndimore janë zotuar të largohen nga nafta ruse pas pushtimit. SHBA ka njoftuar ndalimin e plotë të importeve të naftës ruse, ndërsa Britania e Madhe do ta ndalojë atë gradualisht deri në fund të vitit.
BE-ja po përpiqet gjithashtu të zvogëlojë varësinë e saj nga nafta ruse. Kjo do të thotë se kërkesa për naftë nga prodhues të tjerë është rritur, duke çuar në çmime më të larta. Mbretëria e Bashkuar importon vetëm 6% të naftës së saj bruto nga Rusia. Çmimi mesatar i naftës në Mbretërinë e Bashkuar është rritur 18% që nga fillimi i shkurtit.

2. Fatura e energjisë
Rritja e kërkesës globale për energji pas lehtësimit të kufizimeve të Covid-19 ka rritur gjithashtu çmimin e gazit. Me Rusinë si eksportuesin më të madh të gazit natyror në botë, pushtimi i Ukrainës i ka rritur edhe më shumë çmimet.
Britania e Madhe importon një sasi të vogël gazi nga Rusia për të përmbushur kërkesat e saj, por gjithsesi ndikohet nga çmimet e paqëndrueshme globale. Faturat e energjisë vijuan të rriten duke tejkaluar kufirin e çmimit që lejohet të vendosin furnizuesit në Angli, Skoci dhe Uells, gjë që ngarkon familjet me një rritje mesatare prej 700 paund në vit në fillim të prillit.
Ndërkohë, edhe bizneset po preken nga rritja e çmimeve të energjisë dhe për më tepër nuk mbrohen nga çmimi tavan. Paul White, i cili zotëron picerinë 6/CUT tha se biznesi i tij po shpenzonte 500 paund më shumë në javë për faturat e energjisë, krahas rritjes së çmimeve të karburantit dhe ushqimit. “Ne duhet të gjejmë 1400 paund shtesë në javë për të mbuluar kostot për gjithçka”, tha ai për BBC. Ai thotë se do t’i duhet të ngarkojë çdo klient me rreth 50 pens deri në 1 paund shtesë për të mbuluar shpenzimet në rritje.

3. Materialet për mobilje
Rritja e kostos së lëndëve të para, ndërprerja e zinxhirit të furnizimit dhe kostot e transportit i kanë bërë të gjitha mobiljet më të shtrenjta. Shoqata Britanike e Prodhuesve të Mobiljeve, tha se kostoja e materialeve duke përfshirë drurë të fortë, pëlhura dhe çelik po rriteshin me shpejtësi dhe paralajmëroi se situata do të përkeqësohet ndjeshëm në vazhdim. Shoqata shtoi se rritja e kostove të energjisë, karburantit dhe punës prek gjithashtu anëtarët e saj.
Në fund të vitit të kaluar, gjigandi i mobiljeve Ikea tha se kishte rritur çmimin mesatar të produkteve në dyqanet e tij në Mbretërinë e Bashkuar me 10% për shkak të rritjes së kostove të zinxhirit të furnizimit.
4. Vaji për gatim

Çmimi i vajrave dhe gjalpit u rrit me 7.2% vetëm në mars dhe është gati 25% më i shtrenjtë se një vit më parë, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave. Së bashku, Ukraina dhe Rusia prodhojnë pjesën më të madhe të vajit të lulediellit në botë, ndërkaq lufta ka ndërprerë në mënyrë të pashmangshme eksportet, duke çuar në rritjen e çmimeve.

5. Bulmeti
Rusia është eksportuesi më i lartë i plehrave kimikë, por që nga pushtimi i Ukrainës çmimet janë rritur. Kjo ka kontribuar në rritjen e kostove për fermerët dhe produktet e qumështit janë ndër më të prekurat. Çmimi i qumështit të freskët u rrit me 1.7% në muajin mars dhe është 13.2% më i shtrenjtë se një vit më parë./Përshtati në shqip Lexo.al. Marrë nga

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën