BBC rendit Arilena Arën në Top-5: 'Eurovizioni' i pakuptimtë pa baladën 'Shaj'

BBC rendit Arilena Arën në Top-5: 'Eurovizioni' i pakuptimtë pa baladën 'Shaj'

Arilena Ara

Media e njohur britanike BBC i ka kushtuar eventit më të madh muzikor në Europë, “Eurovizionit” një artikull duke përfshirë edhe konkurentët me përfaqësimet më të denja.

Në klasifikim nuk kishte si të mos mungonte edhe kënga që do të përfaësojë Shqipërinë,  e performuar nga Arilena Ara.

BBC shprehet se nuk do të quhej Eurovizion pa një baladë nën një performancë në mes të erës e kënduar nga një vajzë me shumë flokë.

Media e famshme britanike e klasifikon në pesëshen më të mirë.

“Në atë front, Arilena Ara do të japë maksimumin.

Kënga e saj quhet fjalë për fjalë ‘ulërimë’ dhe rrëfen notat e larta me gjithë hollësinë e një borie makine në një bosht ashensori.

Kënga është konstruktuar me zgjuarsi me momentet e mëdha, duke u përshtatur në varg të qetë, më pas në të mesëm, përpara se të binte në notat e fundit.

Arilena ka përvojë edhe ta përballojë me sukses atë.

Që kur fitoi ‘The X Factor Albania’ në vitin  2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha, me më shumë se 1.1 milionë ndjekës në Instagram.

Kënga e saj ‘Nëntori’ ka qenë gjithashtu një hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë se ajo do të jetë e njohur për votuesit atje”, ka shkruar BBC në artikullin e saj.

Por kur bëhet fjalë nëse dos të ishte mundësia që Arilena do të mundte James, BBC përgjigjet që jo.

“A mund ta mundë James Newman? Jo

Kënga ‘Shaj’ është preferuar që në fillim në mesin e vëzhguesve të Eurovision dhe duket vendosur për pesë të parët”, ka përfunduar pjesën e këngëtares shkodrane media britanike.

Kujtojmë që Arilena Ara doli e para në Festivalin e RTSH-së në vendin tonë duke marrë automatikisht të drejtën e përfaqësimit në “Eurovizion”.

Britania do të përfaësohet nga James Newman me këngën “My last breath”.

Foto nga konkurentët

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë