BBC: Zbatimi i planit për targat serbe rrit tensionet Kosovë-Serbi, Serbia ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie

BBC: Zbatimi i planit për targat serbe rrit tensionet Kosovë-Serbi, Serbia ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie

Transmetuesi kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, BBC, ka bërë një artikull rreth “tensioneve” mes Kosovës dhe Serbisë pas nisjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me targat ilegale të pakonvertuara në ato RKS. Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS, tashmë ka hyrë në fuqi. Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tre faza.

Që nga e marta, më 1 nëntor, autoritetet e Kosovës kanë filluar të zbatojnë fazën e parë, atë të masës së lehtë të qortimit pronarëve të automjeteve me targa serbe me akronimet e qyteteve të Kosovës. Këto targa autoritetet e Kosovës po i cilësojnë ilegale. Faza e  dytë, sipas planit të Qeverisë, parasheh gjoba deri në 150 euro për personat që përdorin vetura me targa ilegale pas datës 21 nëntor. Faza e tretë parasheh përdorimin e targave provuese për automjetet me targa ilegale.

Menjëherë pas mesnatës së të martës, policia e Kosovës filloi të jepte vërejtjet e para me shkrim, pasi afati për ndërrimin e targave kishte skaduar. E para ishte një grua e ardhur nga Serbia përmes pikës së kontrollit në Jarinje, në veri të Kosovës. Policia e paralajmëroi se ajo duhet të hiqte targën e lëshuar nga Serbia deri më 21 nëntor, ose do të përballej me gjobë. Por, shoferja kundërshtoi duke thënë se ajo do të priste të dëgjonte se çfarë do të thotë qeveria e Serbisë para se ta bënte ndërrimin.

Duket se ka pak mundësi që Beogradi të ndryshojë qëndrimin e tij. Në deklaratë thuhet se serbët e Kosovës kanë çdo të drejtë të përdorin targa të lëshuara nga Serbia, duke reflektuar mosnjohjen nga Serbia të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Sipas shkrimit të BBC, fillimi i zbatimit të këtij plani nga institucionet e Kosovës duket se ka acaruar autoritetet e Serbisë, teksa citon ministrin serb të Mbrojtjes, i cili ka thënë se ushtria është në gjendje gatishmërie “për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë edhe serbët në Kosovë“. Po ashtu, në artikullin e kësaj gazete është cituar edhe deklarata e shefit të Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili kishte thënë se fajtori i vetëm për ngritjen e tensioneve është Kosova.

“Jo vetëm që ky është një akt i shkeljes së marrëveshjeve të lidhura në kuadër të dialogut, por tani e kemi Prishtinën që ka shpallur përdorimin e dhunës për të zbatuar këtë vendim të paarsyeshëm”, ka deklaruar Petkoviq.

Gjithashtu BBC nuk ka lënë pa përmendur edhe zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, dhe ndalesën e tij nga policia serbe, para se të arrinte në Konferencën e Sigurisë në Beograd. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi, duhej t'i shpjegonte të gjitha këto në Konferencën e Sigurisë në Beograd të premten e kaluar. 

“Në të kaluarën, BE-ja ka pasur tendencë për të zgjidhur çështjet duke i shtyrë ato. Thjeshtë kjo shtyrje e bën problemin më të madh, kjo do të thotë se ne e transferojmë problemin te burokrati tjetër në BE”, tha ai.

Marrëveshja për targat midis Kosovës dhe Serbisë është arritur në vitin 2011 në Bruksel. Ambasadorja e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, u shpreh e zemëruar kur foli në të njëjtën seancë të Konferencës së Sigurisë në Beograd si Besnik Beslimi.

"Ne kemi folur për armë bërthamore kohët e fundit. Është më e rëndësishme se targat”, tha ajo.

Hill i tha BBC-së se fokusimi në detajet e vogla nuk do të zgjidhte çështjet themelore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Ne do të kishim dashur të kishim parë të gjithë këtë çështje me targa të zhvendosur në mënyrë që të mund të vazhdonim me çështje më të rëndësishme. Nëse ka disa përpjekje për t'u marrë me çështjet më të gjera, atëherë çështjet si targat do të bien në vend”, tha ajo.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja