Të paktën 20 objekte ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara janë dëmtuar nga sulmet iraniane që prej nisjes së konfliktit aktual, raportoi BBC duke iu referuar imazheve satelitore dhe videove të verifikuara. Sipas medias britanike, shkalla e operacioneve të Teheranit duket të ketë qenë më e madhe nga sa është pranuar publikisht deri më tani.
Mes objektivave të goditura përfshihen sisteme të mbrojtjes ajrore, radarë dhe avionë furnizimi me karburant, ndërsa dëme janë raportuar në baza ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani dhe vende të tjera të rajonit. BBC shkruan se gjatë rreth tre muajve të fundit Irani ka shënjestruar objekte të lidhura me SHBA-në në tetë vende të Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik.
Një zyrtar amerikan i mbrojtjes refuzoi të komentonte gjetjet e raportit për arsye sigurie operacionale.
Lajmi kryesor:
Netanjahu urdhëron sulme në Liban: Nuk do të ketë paqe në Bejrut! SHBA godet Iranin, Teherani paralajmëron: Armëpushimi po shkelet, pasojat do të jenë të rënda








