SHKUP- Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me paralajmërimet në rrjetet sociale për mbajtjen e protestave nesër në Shkup.

Duke marrë parasysh që pas protestave nuk qëndron asnjë organizator si dhe pas eskalimit të protestave të javës së kaluar, “me konsideratë ndaj apeleve të unifikuara të komunitetit ndërkombëtar në vend”, BDI fton të gjithë qytetarët që të janë të qetë dhe të përmbahen nga veprime të dhunshme.

“Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe t'i shfaqin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore por jo edhe të përfshihen në veprime destruktive apo të dhunshme.

BDI fton institucionet kompetente që të merren me këtë rast gjyqësor duke respektuar tërësisht standardet ndërkombëtare”, qëndron në komunikatën e BDI-së.

Marrë nga "Zhurnal"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)