TIRANË- Banka Qendrore Evropiane prezantoi sot një program bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë dhe disa banka të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për këtë program, BE-ja ka dhënë 500 mijë euro nga fondet e Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit.
Programi synon përgatitjen e këtyre bankave qendrore për anëtarësim në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore, pasi ekonomitë përkatëse të kenë përmbushur kërkesat për anëtarësim në BE.
Banka Qendrore e Shqipërisë do realizojë disa projekte me Bankën Qendrore Europiane me synim rritjen e profesionalizimit dhe të transparencës së institucionit, tha Fullani në një konferencë për mediat. “Programi i bashkëpunimit do të zbatohet me 10 partnerë rajonal”,- bëri të ditur Fullani mes të cilëve është edhe Kosova dhe Maqedonia.
Banka e Shqipërisë do të marrë asistencë teknike nga projektet e bashkëpunimit me Bankës Europiane. “Programi i bashkëpunimit, marrëveshjet e binjakëzimit përafron Shqipërinë me legjislacionin Europian”, tha Fullani duke shtuar se për herë të parë në projekt përfshihet edhe teknologjia e informacionit çka do të bëjë institucionin bankar më transparent.
Ndërsa, Yves Mersch, anëtar i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, e vuri theksin te rëndësia që ka stabiliteti monetar për vendet e BE-së.
Programi parashikon përgatitjen e raporteve për vlerësimin e nevojave të BSH-së, duke identifikuar progresin e mëtejshëm që duhet bërë për përmbushjen e standardeve të BE-së. Në themel të këtij programi bashkëpunimi, Raporti i parë i Ndërmjetëm u nënshkrua sot mes Yves Mersch, anëtar i Bordit Ekzekutiv të BQE-së dhe Guvernatorit Fullani.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2949
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18