BE arrin marrëveshje për të ndaluar dërgimin e mbeturinave në vendet që nuk mund t'i përpunojnë ato
Ligjvënësit në Parlamentin Evropian
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare kanë arritur një marrëveshje për të rishikuar rregulloren e bllokut për dërgesat e mbeturinave dhe për t'i dhënë fund eksporteve të llojeve të caktuara të tyre në vendet e treta që nuk janë në gjendje t'i përpunojnë siç duhet, tha Parlamenti i BE-së të premten.
“Eksportet e disa mbeturinave jo të rrezikshme dhe përzierjet e tyre (...) do të lejohen vetëm në ato vende që nuk janë anëtare të OECD-së që pranojnë dhe përmbushin kriteret për trajtimin e mbetjeve të tilla në një mënyrë të shëndoshë mjedisore”, tha Parlamenti.
Shtohet se do të merret parasysh edhe pajtueshmëria me të drejtat ndërkombëtare të punëtorëve.
Në vitin 2021, Komisioni Evropian propozoi një rinovim të rregullave të BE-së për dërgesat e mbeturinave për ta bërë më të vështirë për shtetet anëtare shkarkimin e tyre në vendet më të varfra.
"BE më në fund do të marrë përgjegjësinë për mbeturinat e saj plastike duke ndaluar eksportin e tyre në vendet jo anëtare të OECD", tha në një deklaratë ligjvënësi danez, Pernille Weiss.
Vendet e BE-së duhet të ndalojnë dërgimin e mbeturinave plastike në vendet më të varfra jo më larg se dy vjet e gjysmë nga hyrja e legjislacionit në fuqi, tha Parlamenti.
Gjithashtu u bë e ditur se do të shtrëngohen rregullat për eksportet e mbeturinave plastike në vendet brenda OECD, grupit të vendeve kryesore të pasura në botë.
Në vitet e mëparshme, rreth gjysma e eksporteve të mbeturinave të BE-së shkuan në vendet jo anëtare të OECD-së me rregulla më të dobëta të menaxhimit të tyre sesa në BE, duke transportuar ndotjen e BE-së jashtë vendit./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.8%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 544
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28