Bashkimi Europian vendosi të dërgojë një mision të posaçëm për të vëzhguar zgjedhjet lokale në Kosovë.

Vendimi u publikua nga zyra e Përfaqësueses së Lartë, Catherine Ashton, e cila argumenton në një komunikatë për shtyp se një veprim i tillë ndërmerret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Misioni i vëzhgimit të BE-së synon të mbështesë Kosovën në mbajtjen e një procesi elektoral të drejtë dhe gjithëpërfshirës, meqënëse zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë një element thelbësor i marrëveshjes së 19 prillit 2013”, tha Ashton.

Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)