BE diskuton për trajnimin e ushtarëve ukrainas kundër pushtimit rus

BE diskuton për trajnimin e ushtarëve ukrainas  kundër pushtimit rus

Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian janë sot në Bruksel për të diskutuar operacionet e vazhdueshme të BE-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas, për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtimit rus.

Pjesë e diskutimeve është edhe plani për t’i zhvendosur disa nga operacionet stërvitore të BE-së brenda Ukrainës. Aktualisht, trajnimet janë duke u zhvilluar në Gjermani dhe Poloni.

Misioni i trajnimeve ka nisur në nëntor të vitit 2022 - disa muaj pasi Rusia ka filluar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Sipas shifrave të BE-së të muajit maj, mbi 52.000 ushtarë ukrainas janë trajnuar. BE-ja dëshiron të trajnojë edhe 60.000 të tjerë deri në fund të verës së këtij viti.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i mbështetur nga Lituania, ka sinjalizuar se është për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Ukrainë.

Disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, janë të shqetësuara për këtë veprim. Takimi është joformal, që do të thotë se ministrat nuk pritet të marrin ndonjë vendim zyrtar.

Ai kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell./VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Malësi e Madhe/ Kultivuan 561 rrënjë kanabis në një tokë publike, në pranga 3 të rinj! Ja pamjet kur mbjellin plantacionin me drogë (EMRAT+VIDEO)

Malësi e Madhe/ Kultivuan 561 rrënjë kanabis në një tokë publike, në pranga 3 të rinj! Ja pamjet kur mbjellin plantacionin me drogë (EMRAT+VIDEO)