Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Situatë jashtëzakonisht e vështirë në Pokrovsk! BE shqyrton mundësinë për trajnimin e ushtarëve ukrainas

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Situatë jashtëzakonisht e vështirë në Pokrovsk! BE shqyrton mundësinë për trajnimin e ushtarëve ukrainas

Volodymyr Zelensky

Bashkimi Evropian, me kërkesë të Kievit zyrtar po shqyrton mundësinë për trajnimin e ushtarëve ukrainas. Politico njofton se në një dokument të bllokut, theksohet se kërkesa e Ukrainës duhet të analizohet mirë për të parashikuar rreziqet dhe përfitimet, pasi trajnimi është kërkuar të bëhet në tokën ukrainase.

“Do të ishte e nevojshme një analizë më e thellë dhe gjithëpërfshirëse për të vlerësuar plotësisht rreziqet dhe masat e mundshme zbutëse, si dhe avantazhet politike dhe operacionale të kryerjes së trajnimit në tokën ukrainase,-thuhet në dokument.

Për më tepër, thuhet se presidenti francez Emmanuel Macron është i hapur ndaj idesë së trajnimit të trupave në Ukrainë, por vende si Gjermania, kanë frikë se kjo mund të rrisë tensionet me Rusinë dhe të rrezikojë jetën e instruktorëve perëndimorë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky tha se situata është shumë e vështirë në Pokrovsk në rahonin e Donjeckut.

“Ne vazhdojmë të rrisim territorin nën kontrollin tonë në disa zona pranë kufirit me Ukrainën. Ne po punojmë gjithashtu me partnerët tanë për furnizimet për frontin: jo vetëm armë, jo vetëm plumba, por edhe fuqinë e unitetit me partnerët tanë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbërmjes.

Shefi i NATO-s në detyrë Jens Stoltenberg deklaroi se aleatët do të intensifikojnë mbështetjen për Kievin.

"Ne duhet të vazhdojmë t'i ofrojmë Ukrainës pajisjet dhe municionet që i nevojiten për t'u mbrojtur nga pushtimi rus. Kjo është kritike për aftësinë e Ukrainës për të qëndruar në luftë," deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , i cili sot kryesoi takimin e Këshillit NATO-Ukrainë.

Sa i përket inkursionit ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë, Moska zyrtare deklaron se ushtarë të gardës së saj kombëtare çaktivizuan një bombë thërrmuese ukrainase të zbuluar pranë termocentralit bërthamor Kursk, një kohë që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, paralajmëroi rrezikun e një shpërthimi bërthamor për shkak të luftës që po zhvillohet pranë termocentralit.

Ukraina ka marrë vendimin për të mos zgjatur kontratën ekzistuese me Gazprom për furnizimin me gaz rus të evropianëve, që kalon përmes Ukrainës. Përpos kësaj, presidenti Volodymyr Zelenskyy është shprehur se nga muajin e ardhshëm do t’i dorëzojë presidentit amerikan Joe Biden planin për gjunjëzimin e Mokës dhe shfarosjen e agresionit rus një herë e mirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë

1724872415_ministriaejashtmeruse.JPG

Ministria e Jashtme e Rusisë tha më 28 gusht se ka shtuar edhe 92 qytetarë amerikanë në listën e saj të sanksioneve.

Në mesin e personave që u shtuan në listën e sanksioneve janë edhe gazetarë të The Wall Street Journal, The Washington Post dhe The New York Times.

Ministria e Jashtme ruse tha se ky vendim është në përgjigje të atyre që i cilësoi si “politika rusofobe” të Uashingtonit dhe sanksionimit të politikanëve rusë, biznesmenëve, studiuesve dhe gazetarëve, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Numri i përgjithshëm i amerikanëve që janë në listën e sanksioneve të Rusisë tani ka arritur në 2.078.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…