TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha. Delegacioni i BE në Tiranë ka zbardhur takimin mes Gonzatos mes ministrit Hoxha.
Gjatë takimit Gonzato dhe Hoxha ranë dakord se sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit në BE.
Gjithashtu ata folën për partneritetin e ngushtë për çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave. Gonzato shprehu mbështetjen e BE për agjencitë e zbatimit të ligjit.
"Takova sot Ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ramë dakord se sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit në BE. Gjithashtu folëm për partneritetin tonë të ngushtë për çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave. Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për agjencitë e zbatimit të ligjit”, tha ambasadori Gonzato.

Silvio Gonzato dhe Ervin Hoxha
-
o maxhuno kush je ti mor, cecua me bicak jam une
Përgjigju -
Kishte lezet Rrila nen ure. Ehhh si erdhi kjo pune, ik se na zune
Përgjigju -
Ligji eshte bere tja fusi vrapit per vete...
Përgjigju












Komente
Komento