BE: Do ta ndihmojmë Ballkanin me vaksina Anti-Covid

Vendet e Bashkimit Evropian do të mund t'iu sigurojnë vaksinat edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor nga sasia të cilën do ta shpërndajë Komisioni Evropian. Deklarata u dha nga Presidentja e Komisionit  Ursula Von Der Leyen në përfundim të videokonferencës së jashtëzakonshme në lidhje me situatën e shkaktuar nga Covid-19.

 “Parimi është që vendet me të ardhura të larta duhet të financojnë Covax për të garantuar qasjen tek vaksina edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Dhe ka një mundësi tjetër, nëse ndodh që vendet anëtare të kenë më shumë doza, ata janë sigurisht të aftë edhe iu lejohet ligjërisht t’ia dhurojnë ato doza, për shembull Ballkanit Perëndimor”, tha Ursula von der Leyen.

Në konferencën e përbashkët për mediat me kreun e Këshillit të Evropian Charles Michel, Von der Leyen theksoi se BE duhet të heqë kufizimet ngadalë dhe gradualisht për të shmangur një valë tjetër të infeksioneve.

Në një situatë kur numrat e të infektuarve po rriten vazhdimisht një dritë shprese vjen nga shefi i ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin  i cila tha se vaksina eksperimentale e prodhuar në bashkëpunim me Pfizer mund të aprovohet në mes të dhjetorit nga rregullatorët amerikanë dhe evropianë.  Miratimi i kushtëzuar në Bashkimin Evropian, sipas Sahin , mund të arrihet në gjysmën e dytë të dhjetorit, por kjo do të varet nga kërkesat që kompanitë do të marrin dhe nëse do të plotësohen kushtet.

Më herët gjatë javës, Pfizer garantoi se vaksina është 95% efektive dhe ndihmon sidomos në parandalimin e humbjes së jetës te pacientët e moshuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës

GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës