BE, dritë jeshile Kosovës për
MSA-në, përgatitet draft-rezoluta

BE, dritë jeshile Kosovës për<br />MSA-në, përgatitet draft-rezoluta
LUKSEMBURG - Këshilli i Ministravë të BE-së i jep dritën jeshile Kosovës për fillimin e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
 
Draft-rezoluta e Këshillit të Ministrave të BE-së, të cilën e ka parë "Radio Evropa e Lirë" shkruan se “Kosova është e gatshme të nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe pa paragjykim për pozitën e vendeve anëtare ndaj statusit të Kosovës miraton vendimin për autorizimin e hapjes së negociatave”.
 
Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pritet të vlerësojnë sot në Luksemburg progresin e arritur në bisedimet Kosovë-Serbi dhe nivelin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve.
 
Po ashtu, edhe kjo draft-rezolutë duhet të miratohet nga ministrat e jashtëm të BE-së, që pritet ta shqyrtojnë të martën.

Më pas, rezoluta do t’i dërgohet si rekomandim Këshillit Evropian për të formalizuar hapat e mëtejshme gjatë mbledhjes në 27 dhe 28 qershor në Bruksel.
 
Gjermania njeh progresin, që Kosova dhe Serbia kanë arritur në sajë të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, që ishte vënë si kusht për integrimet e mëtejshëm të dy vendeve në Bashkimin Evropian.
 
Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle tha para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, se Prishtinës dhe Beogradit u duhet njohur rezultati i punës që kanë bërë në muajt e fundit për qetësimin e raporteve.
 
“Dua të them në mënyrë eksplicite, se Serbia, por edhe Kosova së fundi kanë treguar gatishmëri dhe energji, por edhe forcë për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit të raporteve”, tha ai. “U duhet njohur ky progres”.
 
Ne mund të themi, se Serbia dhe Kosova kanë bërë shumë përpjekje për të zbatuar në terren atë që është vendosur në nivelin politik. Dhe unë dua ta njoh në mënyrë eksplicite këtë gjë”, u tha medieve shefi i diplomacisë gjermane para nisjes së takimit me homologët e tij evropianë.
 
Draft-rezoluta e Këshillit të Ministrave të BE-së, që ka parë Radio Evropa e Lirë, rekomandon që Serbia të nisë negociatat për anëtarësim.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin