Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe në veçanti Serbia duhet të përfshijnë më shumë masa për të kundërshtuar pretendimet e pabaza për azil në BE nga ana e qytetarëve të saj, të cilët gëzojnë regjimin e liberalizimit të vizave. Këto janë konkluzionet e raportit të pestë të Komisionit Evropian mbi këtë temë, të publikuar dje në Bruksel.
"Përdorimi i gabuar i sistemit të liberalizimit të vizave për të kërkuar azil në BE duhet të adresohen në mënyrë sistematike dhe përmes një alokimin e resurseve adekuate", tha Dimitris Avramopulos, komisioneri i BE për çështjet e brendshme dhe të migracionit, e cila dërgon "një apel të fortë” vendeve në fjalë sepse duhet të nxitojnë për rregullimet e nevojshme.
Numri i kërkesave për azil në vendet e zonës Shengen nga qytetarët e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në rritje të vazhdueshme, me një kulm prej 53.705 në 2014 dhe një bum të 40% në nëntë muajt e parë të vitit 2014. Në pjesën më të madhe këto raste janë "dukshëm të pabazuar", veçanërisht të serbëve (42% në 2013), pasuar nga Maqedonia dhe Shqipëria me nga 21%, Bosnjë dhe Hercegovina me 14% dhe Mal i Zi me nga 2%.
Numri një destinacion është Gjermania, e cila për Ballkanin Perëndimor është rritur nga 12% të kërkesave për azil të regjistruara në vitin 2009 në 75% në nëntë muajt e parë të vitit 2014.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com