PRISHTINE - Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, është shprehur i zhgënjyer me vendimin e Kuvendit të Kosovës për të mbajtur në fuqi nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal, të cilat zhvlerësojnë lirinë e medias.
“Ajo që parashikohet në ligj për përgjegjësinë penale dhe burimin e informacionit do të kenë një ndikim negativ në lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Kosovë”, ka thënë Zhbogar, duke rikujtuar se BE mbetet thellësisht e përkushtuar në promovimin dhe ruajtjen e lirisë së shprehjes dhe medias, si vlera të një rëndësie të veçantë për konsolidimin e demokracisë së Kosovës.
“Mbi të gjitha, ky hap e lë Kosovën prapa në kontekstin rajonal, duke qenë se pothuajse të gjitha vendet fqinje kanë hequr tashmë dispozitat që penalizojnë mediat për kryerjen e detyrave të tyre”, thënë Zhbogar.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com