Ekonomia e aplikacioneve për celularë që gjenerohet nga kompania amerikane "Apple" ka mundësuar krijimin dhe mbajtjen e 629 mijë vendeve të punës vitet e fundit në 28 vendet e BE-së, deklaroi sot kompania në një komunikatë.
"Me më shumë se 1,2 milionë aplikacione dhe më shumë se 75 miliardë shkarkime, 'App Store' ka krijuar një industry krejt të re, konceptimi dhe zhvillimi i aplikacioesh për 'iOS' sistemi i shfrytëzimit që përdorin telefonat dhe tabletat e kompanisë", sipas Apple.
Kompania vlerëson se "revolucioni i aplikacioneve ka mundësuar krijimin e 497 mijë vendeve të punës rreth 'iOS' në ekonominë evropiane, që prej nxjerrjes së 'App Store' në vitin 2008?, dyqni i tij online.
Kjo përfaqëson rreth 50 për qind të të gjitha punësimeve në ekonominë e aplikacineve në Evropë, sipas një studimi të kabinetit të analizave "VisionMobile" i publikuar sot./ATSH/