BRUKSEL, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian hapi dyert ndaj kultivimit të organizamve të modifikuara gjenetikisht (OMGJ), por asnjë autorizim nuk do të jepet para vitit 2015 dhe shtetet mund të ndalojnë mbjelljen në të gjithë apo një pjesë të territorit të tyre, njoftoi Komisioni Evropian.
Një marrëveshje fillestare u arrit mes presidencës italiane së BE-së dhe Parlamentit mbi rregullat për autorizimin e mbjelljes së OMGJ-ve. Por ende mbetet të miratohet nga shtetet anëtare dhe nga një votë në Parlamentin Evropian në seancë plenare.
"Dhënia e autorizimit nuk do të ndodhë as nesër dhe as pasnesër. Do të pritet aplikimi i rregullave të reja si fillim", shpjegoi zëdhënësi i Shëndetësisë, Enrico Brivio.
Nëse asgjë nuk e pengon procesin, marrëveshja e arritur në parim sot pritet të miratohet nga Komisioni Evropian më 15 dhjetor, më pas nga këshilli i ministrave të Mjedisit të BE-së më 17 dhjetor para se t'i nënshtrohet votimit në Parlamentin Evropian gjatë seancës plenare të në janar 2015. Më pas shtetet do të kenë një muaj kohë për ta miratuar formalisht.