/ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian do të publikojë sot një plan krize të përbashkët me Turqinë dhe që ka për synim bllokimin e fluksit të refugjatëve drejt territorit të saj, një ditë pas negociatave në Bruksel mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.
"Është e dukshme që kemi nevojë për Turqinë dhe Komisioni do t'i vijë në ndihmë", premtoi Juncker para Parlamentit Evropian, pasi kishte përshëndetur sforcimin e jashtëzakonshëm të Turqisë që pret 2,2 milionë refugjatë sirianë.
"Bashkimi Evropian dhe Turqia duhet të ecin bashkë, të zhvillojnë një politikë pritjeje dhe përkujdesi për fatkeqët që vijnë tek ne", vazhdoi shefi i Komisionit Evropian.
Sipas disa burimesh evropiane Brukseli do të analizojë mundësinë për rritjen e fondeve për Turqinë, duke tejkaluar një miliardë eurot e premtuara nga Komisioni.
Turiqa kërkoi nga ana e saj një lehtësim të procedurave për marrjen e vizave për në BE nga shtetasit turq, si dhe të krijohet një zonë sigurie në veri të Sirisë, ku refugjatët të mund të strehohen nga konflikti.
/Shqiptarja.com