BE, fond 80 milionë euro për
strehimin e refugjatëve në Greqi

BE, fond 80 milionë euro për<br />strehimin e refugjatëve në Greqi
Bashkimi Europian ka premtuar të shpenzojë 80 milion euro për strehimin e emigrantëve në Greqi, ashtu siç kërkon edhe ndjekje të procedurave më të ashpra për azil-kërkuesit që udhëtojnë në kontinent.

Kristalina Georgieva, komisionerja për burime buxhetore dhe njerëzore e BE, nënshkruan një marrëveshje për një program me qira të subvencionit deri në 20.000 refugjatë për vitin e ardhshëm.

Mijëra refugjatë janë duke u strehuar në ambientet e vjetra të Olimpiadës së vitit 2004, në kampet në ishujt grekë, ose janë duke fjetur në tenda e vendosura në sheshet e qytetit dhe parqeve në Athinë.

Buxheti 80 mln euro është për vitin 2016, pas kësaj ai do të rivlerësohet. Ai mund të zgjerohet "- tha komisionerja Georgieva. "Familjet mund të qëndrojnë në një strehim për dy muaj, kështu që numri i përfshirë gjatë vitit do të jetë shumë më i lartë se 20.000".Gati 800.000 emigrantë dhe refugjatë kanë kaluar përmes Greqisë këtë vit, duke shpresuar për të udhëtuar në Europën veriore.

Por, Maqedonia dhe vende të tjera të Ballkanit, muajin e kaluar kanë ashpërsuar rregullat e tyre kufitare, duke kufizuar kalimet në to nga vendet e shkatërruara nga lufta, si Siri, Irak dhe Afganistan.

Sipas skemës greke të strehimit, të ndihmuar nga agjencia e refugjatëve të OKB-së, emigrantët do të marrin kupona për qëndrim në hotele apo çeqe me shuma të caktuara që të jetojnë në apartamente të lira.

Kjo nismë pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetin e Greqisë për strehimin e emigrantëve, që aktualisht varion në rreth 10.000, sipas një zyrtari të BE-së. Autoritetet e BE-së kanë premtuar se do të riparojnë agjencinë e bllokut të mbrojtjes së kufirit dhe do të koordinojnë fluksin e refugjatëve si dhe kërkesat e tyre për azil në vendet e mbërritjes, si Greqia dhe Italia.

"Ndalimi dhe kthimi është një formë e dhunës që më trishton mua"-tha Janis Mouzalas, ministri grek i emigracionit. Qeveria e krahut të majtë në Greqi ka mbyllur qendrat e burgimit të emigrantëve në të gjithë vendin në fillim të këtij viti, por pranoi të hënën se qelitë e paraburgimit janë të nevojshme për të funksionuar mbi procedurat e dëbimit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës