Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje dy homologëve, kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij serb Ivica Daçiç që të realizojnë takimin e dytë ndërmjet tyre, i cili pritet të mbahet nesër (të mërkurën). Ftesa për dialog vjen nga shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Në komunikatën e zyrës së shtypit nga Ashton thuhet: ““Catherine Ashton ka ftuar kryeministrin Daçiç dhe kryeministrin Thaçi në një takim në Bruksel të mërkurën”.
Në komunikatë sqarohet se inkurajimi i këtij takimi ka për qëllim “vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.”
Takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe të Serbisë u realizua në tetor në zyrën e shefes së diplomacisë, Ashton për bisedimet e para të nivelit të lartë ndërmjet dy shteteve.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com