BE garanton rrugën e Ukrainës drejt familjes europiane, Von der Leyen: I duam ata brenda familjes tonë, janë njëri prej nesh! Zelensky: Të anëtarësohemi urgjentisht

BE garanton rrugën e Ukrainës drejt familjes europiane, Von der Leyen: I duam ata brenda familjes tonë, janë njëri prej nesh! Zelensky: Të anëtarësohemi urgjentisht

Ukraina i përket Bashkimit Evropian dhe blloku do të donte ta shihte vendin t'i bashkohej me kohë, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

"Ne kemi një proces me Ukrainën që është, një shembull, integrimi i tregut ukrainas në tregun e vetëm. Ne kemi bashkëpunim shumë të ngushtë në rrjetin e energjisë, një tjetër shembull. Kaq shumë tema ku ne punojmë shumë ngushtë së bashku dhe në të vërtetë me kalimin e kohës, ato na përkasin ne. Ata janë njëri prej nesh dhe ne i duam ata brenda", tha Von der Leyen.

Në një video mesazh për përditësimin e situatës së luftës në Ukrainë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian "të pranojë urgjentisht Ukrainën"BE, ndërsa shtoi se "mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë. Pas deklaratës së Zelenskyt zyrtarët në Bruksel thanë se “kjo do të duhet të vlerësohet shumë shpejt nga këshilli dhe të merret vendimi nëse do të kërkohet një opinion urgjent nga Komisioni Evropian”.

Ukraina prej 5 ditësh po përballet me bombardimet ruse, ku e gjithë bota ka dalë në mbështetje të saj. BE ka ndërmarr sanksione të shumta ekonomike ndaj Rusisë, ndërsa ka vendosur për herë të parë në historinë e saj që të dërgojë 450 milionë euro armatime në Ukrainë që të mbrohen nga sulmet ruse.

Përtej kësaj, lufta që po zhvillon Ukraina për të ruajtur vlerat e saj demokratike duket se ka shtyrë edhe më tej BE që "t'i garantojë rrugën Ukrainës drejt familjes europaine".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:27
Zelensky: Ukraina të anëtarësohet urgjentisht në Bashkimin Evropian

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian të hënën "të pranojë urgjentisht Ukrainën" në BE.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re. Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur", tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit.

Zelensky tha se ai foli të dielën me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

"Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë," tha Zelensky.

I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU