BE-Gjermania, fonde
falas fermerëve

BE-Gjermania, fonde<br />
falas fermerëve
TIRANE - Janë 8.27 milionë euro që do të jepen si ndihmë për fermerët shqiptarë nga skema e granteve ”IPARD-like”. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit së bashku me Agjensinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ çelën thirrjen e dytë për aplikime për skemën e granteve në ndihmë të fermerëve dhe agropërpunuesve.

Kjo skemë synon të mbështesë investime që do të ndërmerren nga prodhues e përpunues të qumështit, mishit, perimeve, frutave etj. “IPARD-like” financohet me 6.2 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe me 2.07 milionë euro nga buxheti i shtetit i qeverisë shqiptare. Këto fonde janë mundësuar nga projekti i BE-së IPA 2011 ”Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”.

Fermerët dhe dhe agropërpunuesit mund të përfitojnë falas shumën dysheme prej 50 për qind të shpenzimeve të pranueshme për investimin pasi ta kenë përfunduar atë. Suvencionimi bëhet në dy drejtime kryesore: në investime në ferma, në ndërtimet e brendshme dhe blerjen e mekanikës bujqësore si dhe në investime në agro-përpunimin.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë