BE gjobit 110 mln € Facebook
për informacion të pasaktë

BE gjobit 110 mln € Facebook<br />për informacion të pasaktë
Facebook është gjobitur me 110 milionë euro nga BE për dhënie informacioni “të pasaktë ose të gabuar” lidhur me blerjen e kompanisw WhatsApp në vitin 2014.

Komisioni Evropian ka deklaruar se Facebook asokohe kishte njoftuar se nuk mund të bënte një lidhje automatike mes profileve të përdoruesve të dy rrjeteve sociale, ndërkohë që dy vjet më vonë lançoi shërbimin që e mundësonte një gjë të tillë.

Nga ana e tij, rrjeti social më i famshëm në botë pretendon se bëhet fjalë për një gabim që nuk është bërë në mënyrë të qëllimshme. Por KE insiston në qëndrimin e tij.

“Komisioni ka konstatuar se, ndryshe nga deklarata e vitit 2014, mundësitë teknike për të bërë përputhjen automatike të identiteteve të përdoruesve të Facebook dhe WhatsApp kanë ekzistuar që atëherë dhe stafi i Facebook ka qenë në dijeni të kësaj ekzistence”, deklaron KE.

Komisioni ka shtuar se gjoba nuk do të kthejë vendimin e tij për të zbardhur blerjen prej 19 miliardë dollarë të WhatsApp dhe se ajo nuk lidhet me hetime të tjera që kanë në fokus mbrojtjen e të dhënave.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv