BEOGRAD - Serbia duhet të vendosë sanksione kundër Rusisë, nëse dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Kështu u kuptua deklarata e komisionerit të ri për zgjerimin, Johanes Hahn gjatë vizitës së tij në Serbi.
“Serbia ëshët e detyruar që në vijim të negociatave rreth anëtarësimit në BE, të pozicionohet gradualisht me BE-në edhe në çështjet e ndërlikuara, të tilla si sanksionet kundër Rusisë. Kjo është shumë e rëndësishme, dhe ne presim që Beogradi të veprojë në përputhje me këtë detyrim”, tha Hahn.
Por, ndryshe mendon presidenti serb, Tomislav Nikoliç, i cili në një konferencë për shtyp me Hahn tha se Serbia nuk është e gatshme të vendosë sanksione mbi Rusinë momentalisht, duke vënë në dukje se kur vendi i tij të anëtarësohet në BE do të zbatojë të njëtën politikë të jashtme si unioni.
Hahn theksoi se Serbia ishte ‘e lirë’ duke shtuar se pret që ky shtet gradualisht të ndjekë politikat e saj, përfshirë dhe atë të jashtme. Referuar Kosovës, Nikoliç tha se Serbia nuk është në gjendje të ecë shumë me negociatat me Prishtinën nëse ajo vijon të negociojë si shtet i pavarur.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com