BE hakmerret ndaj SHBA, vendos tarifa mbi importet amerikane

BE hakmerret ndaj SHBA, vendos tarifa mbi importet amerikane

BE vendos tarifa mbi importet amerikane

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se do të nisë vënien e tarifave mbi disa prodhime amerikane, nisur nga muaji korrik.

Ky veprim vjen në përgjigje të vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të vënë tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Evropa.

"Kjo është një përgjigje e matur dhe proporcionale ndaj vendimit të njëanshëm dhe të paligjshëm të marrë nga Shtetet e Bashkuara", tha nënpresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç.

Bashkimi Evropian tha se do të vendosë tarifa "ribalancuese" mbi disa prodhime bujqësore dhe të tjera të SHBA-së.

Trump ka vënë tarifa prej 25% në importet e çelikut dhe 10% në importet e aluminit nga Evropa, që nga 1 qershori.

Ai ka thënë se me këtë veprim synohet të mbrohen interesat e sigurisë kombëtare në SHBA, por, sipas evropianëve, ai është thjesht proteksionizëm dhe thyen rregullat globalë të tregtisë.

Bashkimi Evropian blloku më i madh tregtar në botë e ka çuar rastin edhe në Organizatën Botërore të Tregtisë.

"Reagimi i BE-së është plotësisht në përputhje me ligjin ndërkombëtar të tregtisë. Na vjen keq që SHBA-ja na ka lënë pa asnjë mundësi tjetër për të mbrojtur interesat e BE-së", tha përmes një deklarate komisionarja për Tregtinë e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë