Bashkimi Europian ka vendosur të heqë sanksione ndaj familjes së ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Milloseviç, rreth 8 vjet pas vdekjes së tij.
“Masat shtrënguese nuk konsiderohen të rëndësishme në funksion të gjendjes aktuale të marrëdhënieve mes Bashkimit Europain dhe Serbisë”, ka thënë një burim anonim brenda BE për mediat e huaja, duke shtuar se arsyet ligjore për sanksionet ishin vjetëruar tashmë. Serbia ka qenë e përfshirë në luftërat etnike në Kroaci, Bosnje-Hervcegovinë dhe Kosovë në vitet 1990 pas shpërbërjes së Republikës Jugosllave, ndërsa tashmë ajo është kanidate zyrtare për në BE.
Sanksionet e vendosura më herët ndalonin vizat brenda vendeve të BE-së dhe ngrinin asetet financiare për gruan, djalin, vajzën dhe nusen e Milloseviç, Ky i fundit është i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid. Miloseviç vdiq në vitin 2006 përpara se gjyqi i tij të mabronte, kështu që vendimi mbi fajësinë ose pafajësinë e tij ende nuk është marrë.
Blloku ka hequr sanksionet edhe ndaj ish-presidentit serb Milan Milutinovic, ish-shefit të shtabit të ushtrisë, Dragoljub Ojdaniç, ish-zëvendës kryeministrit Nikola Sainovic dhe tre të tjerë. BE fillli imponimin e sanksioneve në vitin 1998, kur shpërtheu konflikti bnë Kosovë duke i zgjeruar vazhdimisht deri në rënien e Milosheviçit nga pushtetit në tetor të viti 2000.
Lista përfundimtare përfshinte rreth 280 persona, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së Milosheviçit, anëtarë qeveritarë, ushtarakë dhe biznesmenë, të cilët kishin lënë gjurmë në politikën serbe.
Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com