BE i mori Shqipërisë 900 mln € në
tregtinë e shërbimeve për në 2017
Shqipëria kryen pagesat më të mëdha në rajon për të marrë shërbime nga vendet e Bashkimit Europian. Eurostat ka publikuar sot të dhënat e bilancit të pagesave të Bashkimit Europian me shtetet e tjera të botës.
Shqipëria kryen pagesat më të mëdha në rajon për të marrë shërbime nga vendet e Bashkimit Europian. Eurostat ka publikuar sot të dhënat e bilancit të pagesave të Bashkimit Europian me shtetet e tjera të botës. Të dhënat përfshijnë dhe Shqipërinë, të ndara për bilancin e llogarisë korente dhe bilancin e tregtisë në shërbime. Ndërsa në bilancin e llogarisë korente, BE është në deficit me Shqipërinë (rreth 400 milionë euro), shtetet e BE-së janë në suficit të lartë për sa i përket bilancit të tregtisë së shërbimeve.
Ky suficit për BE-në (që nënkupton daljen e parave nga Shqipëria drejt shteteve të BE-së) është 900 milionë euro për 9-mujorin 2017. Ky nivel është më i larti në rajon, teksa nga Serbia dalin drejt BE-së 600 milionë euro, nga Maqedonia 300 milionë euro, nga Mali i Zi 800 milionë euro dhe nga Kosova 700 milionë euro.
Sipas shpjegimeve të Eurostat, kategoritë kryesore që përfshihen në bilancin e tregtisë së shërbimeve janë transporti, udhëtimet, sigurimet dhe pensionet, shërbimet financiare, pronësia intelektuale, telekomunikacione-kompjuter-informacion dhe shërbime të tjera biznesi.
Nga të dhënat rezulton se për realizimin e këtyre shërbimeve kanë ikur nga Shqipëria neto 900 milionë euro për 9 muajt e parë. Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë, po për bilancin e pagesave tregojnë se një pjesë të konsiderueshme e zë transferimi i fitimeve. Po sipas bankës, kompanitë e huaja që kanë aktivitet në Shqipëri transferuan 221 milionë euro përgjatë 9 muajve të këtij viti, në formën e pagesave të dividendëve, ose si pagesa interesash. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transferimi i fitimeve është rritur me 47%. Ky është niveli më i lartë i arritur në 7 vjet, që nga viti 2010.
Çfarë është tregtia në shërbime
Sipas përkufizimit të OECD, Tregtia në shërbime regjistron vlerën e shërbimeve të shkëmbyera ndërmjet banorëve dhe jo-rezidentëve të një ekonomie, duke përfshirë shërbimet e ofruara nëpërmjet filialeve të huaja të themeluara jashtë vendit. Ky tregues matet në milion USD dhe përqindjen e PBB-së për eksportet, importet dhe tregtinë neto. Shërbimet përfshijnë transportin (të mallrave dhe udhëtarëve), udhëtimet, shërbimet e komunikimit (postare, telefonike, satelitore etj.), Shërbimet e ndërtimit, sigurimet dhe shërbimet financiare, shërbimet kompjuterike dhe informative, honoraret dhe tarifat e licencës, leasing, shërbime teknike dhe profesionale, etj.), shërbimet kulturore dhe rekreative, si dhe shërbimet e qeverisë që nuk përfshihen në listën e mësipërme. Tregtia në shërbime nxit shkëmbimin e ideve, njohurive dhe teknologjisë, edhe pse shpesh është e kufizuar nga barrierat siç janë rregulloret e brendshme. Monitor
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8782
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30