BE: Inaugurimet në veri të bëhen
sipas ligjeve të Kosovës

BE: Inaugurimet në veri të bëhen<br />sipas ligjeve të Kosovës
BRUKSEL- Brukseli nuk ia ka arritur që të bindë palën serbe që procesin e inaugurimit të komunave serbe dhe funksionimin e tyre ta bëjë konform ligjeve të Republikës së Kosovës. Meqenëse takimet e sotme nuk kanë treguar ndonjë përparim është vendosur që me biseda të vazhdohet edhe nesër.

Zëvëndeskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, ka deklaruar për "RTK"-në se Bashkimi Evropian e ka qëndrimin e qartë: se zgjedhjet janë mbajtur sipas ligjeve të Kosovës ndërsa inaugurimi dhe funksionimi i komunave duhet të jetë njëjtë sipas këtyre ligjeve dhe konform marrëveshjes së Brukselit.

Takimet e mbajtura ishin bilaterale, ku pala evropiane nga një anë bisedonte me delegacionin e Kosovës, ndërsa nga ana tjetër me atë të Serbisë.

Në delegacionin serb bënte pjesë edhe kryetari i komunës së Zveçanit i cili përfaqësonte të gjithë kryetarët e komunave serbe të Kosovës.

Sipas Edita Tahirit zyrtarët e Brukselit tashmë kanë informuar se nuk kanë pasur sukses që të bindin palën serbe dhe kjo është arsyeja përse do të vazhdohet me trysni edhe gjatë ditës së nesërme.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane