Fillimi i operacineve evropiane "Triton" do të nisë në nëntor dhe do t'i japin fund operacioneve italiane të shpëtimit në ujërat ndërkombëtare në Mesdhe, njoftoi sot ministri italian i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano.

"Triton"-i do t'i mundësojë qeverisë italiane t'i japë fund operacionit ushtarak "Mare Nostrum", që filluan në tetor 2013 pas vdekjes së 366 migrantëve pas mbytjes së anies së tyre përgjat brigjeve të ishullit Lampeduza.

"Italia do t'i japë fund 'Mare Nostrum', por do të përmbushë detyrat e saj për shpëtimin në det dhe vëzhgimin e kufirit të jashtëm të BE-së në Mesdhe", garantoi Alfano.

Anijet e marinës italiane të angazhuara në "Mare Nostrum" ishin afruar shumë me brigjet libiane nga ku nisen migrantët, dhe ky veprim u kritikua nga shumë vende evropiane. Më i drejtpërdrejtë ishte ministri gjerman,  Thomas de Maiziere. "Mare Nostrum u krijua si një operacion shpëtimi por u shndërua në një urë drejt Evropës", kritikoi ai.

E financuar nga "Frontex", agjencia evropiane për vëzhgimin e kufijëve, "Triton"-i fillimisht do të ketë pesë anije patrulluese dhe tre avionë, sipas burimeve evropiane. Dy nga këto anije do të jenë italiane.

Një thirrje për të kontribuar është bërë dhe Franca me Gjermaninë u shprehën të gatshme të marrin pjesë.
ATSH