BRUKSEL - Komisioni Evropian dha dje në mbrëmje miratimin e tij për shpëtimin e bankës portugeze "Espirito Santo" (BES) nëpërmjet financave të shtetit duke gjykuar se ky shpëtim është konform me regullat evropiane në fuqi.

"Zgjidhja që është gjetur do të kontribuojë në rikthimin e besimit në stabilitetin e sistemit financiar portugez", vlerësoi Komisioni Evropian në një komunikatë.

Autoritetet portugeze vendosën të ndajnë bankën në dy entitete, për të mundësuar ndarjen e aksioneve të kqija nga produktet e shëndetshme.

Një injektim prej 4,9 miliardë dollarë nevojitet gjithashtu që ky shpëtim të shkojë ashtu siç duhet.

Kjo zgjidhje u miratua nga Komisioni që jep fjalën e fundit mbi ndihmat publike që miratohen në Evropë si garantues i konkurencës./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)