Be-ja rikonfirmon dy kushtet për
liberalizimin e vizave të Kosovës

Be-ja rikonfirmon dy kushtet për<br />liberalizimin e vizave të Kosovës
Prishtina zyrtare ka marrë edhe një konfirmim se pa plotësimin e dy kushteve të mbetura nuk mund të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo qëndron në raportin e përbashkët të prioritete të politikës së jashtme dhe të sigurisë, të cilin e mbështetën ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në raportin e përpiluar nga shefja e diplomacisë evropiane, Frederika Mogerinit, përmendet se ratifikimi i marrëveshjes kufitare me Malin e Zi si dhe dëshmitë konkrete në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushte të cilat duhet të plotësohen para vendimit mbi lëvizjen e lirë.

Në pjesën që i kushtohet Kosovë, konstatohet se opozita ka humbur unitetin e dikurshëm. Ndër rreziqet e këtij viti, raporti identifikon polarizimin e theksuar si potencial për përsëritje të dhunës nga ana e opozitës.

Ndër prioritete e politikës së përbashkët të jashtme dhe sigurisë, identifikohet normalizimi i raporteve në mes të Kosovës e Serbisë. Aty theksohet së është i nevojshëm vullneti i mirë në këtë proces, ndërsa paralajmërohet vazhdimi i dialogut në nivelin më të lartë politik.

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialog, identifikohen si faktor kryesor në avancimin e mëtejshëm drejt strukturave evropiane. Në këtë rrafsh, përpos përsëritjes së kërkesës për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, nga Serbia kërkohet që të ketë qëndrim konstruktiv me të gjithë fqinjët dhe të angazhohet pozitivisht në nismat rajonale.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri