BE-Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka paralajmëruar Turqinë se në rast të rikthimit të dënimit me vdekje në Truqi, jo vetëm që do të pengohej hyrja e vendit në Bashkimin Evropian, por do të sillte fundin e negociatave mes BE-së dhe Turqisë.
“Nëse dënimi me vdekje rikthehet në Turqi, kjo do të sjellë fundin e negociatave të vendit”, deklaroi Jean Claude Juncker në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar më herët gjatë kësaj jave se pret që Parlamenti të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje në vend, menjëherë pas referendumit të prillit i cili nëse fiton po-ja do të rrisë kompetencat e Erdogan.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com