BRUKSEL - Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ka deklaruar sot, se mundet që Kosova të ketë Marrëveshjen e stabilizim-asociimit brenda qershorit të këtij viti nëse do të bëjë progres në kriteret e përcaktuara.
Barroso e bëri këtë deklaratë gjatë një konference të përbashkët shtypi sot me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të bisedimeve dy ditore që do të zhvillohen në Bruksel edhe me Kryeministrin e Serbisë, Daçiç.
I pyetur nga gazetarët nëse Kosova mund të bënte përpara në procesin e integrimit kur ende disa vende të Bashkimit Europian nuk e kanë njohur, Barrosi u shpreh se “njohja nuk është kompetencë e jona, por e vendeve përkatëse, mirëpo, edhe pse s’i kemi të gjitha njohjet, ne po punojmë në mënyrë shumë konstruktive për integrimin e Kosovës dhe marrëveshjen e asociim-stabilizimit. Nëse do të ketë progres në kriteret që kemi përmendur”, tha kreu i Komisionit Europian, “ mund të ecim, madje edhe brenda qershorit të këtij viti, për europianizimin e Kosovës në familjen europiane”.
THAÇI TAKOHET ME PRESIDENTIN E KESHILLIT EUROPIAN, ROMPUY
Kryeministri Thaçi ka realizuar më pas, një takim tjetër të rëndësishëm në Bruksel, atë me Presidentin e Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, të cilit i është drejtuar me fjalët: “I nderuar President - sepse ju jeni edhe Presidenti ynë, pasi Kosova është vend europian – e ardhmja e Kosovës është e sigurt, është e ardhmja europiane.
Sot, Kosova dhe Serbia, po takohen jo për ta mundur njera – tjetrën, por për ta mbështetur drejt integrimit europian. Shpresoj se në këto bisedime, do ndajmë vlerat më të mira dhe fqinjësi të mirë. Kosova do të lëvizë e sigurt drejt integrimit në BE dhe NATO”, përfundoi Thaçi.
(Lajm në përditësim)
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com