BE kundër refugjatëve në Shqipëri, reagon Italia: Ku jemi në shtëpi pushimi? Çmenduri!

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka reaguar me një status në Tëitter pas deklaratave nga Bashkimi Europian për paktin mes Tiranës dhe Romës për marrjen e 20 emigrantëve nga Afrika. Zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud u shpreh dje se ‘Asnjë emigrant nuk mund të transferohet nga Italia drejt Shqipërisë pa vullnetin e tyre të lirë’. Por, Matteo Salvini ka reaguar menjëherë duke u shprehur se në Europë nuk lëvizin asnjë gisht për të pranuar emigrantët, por indinjohen nëse shkojnë në Shqipëri. Ai shton se këtu nuk jemi në shtëpi pushimi.

Në Europë nuk lëvizin asnjë gisht për të pranuar emigrantët, por indinjohen nëse shkojnë në Shqipëri, pasi duhet konsensusi i tyre. Po ku jemi në një shtëpi pushimi???… Çmenduri!

Matteo Salvini

Qeveria shqiptare vendosi më 25 gusht, të marrë 20 refugjatë nga Afrika, të cilët qëndronin të bllokuar në anijen Diciotti, për më shumë se 5 ditë. Vendimi i qeverisë shqiptare u përshëndet nga qeveria italiane dhe hapi një valë debati lidhur me pranimin ose jo të refugjatëve. Por, BE reagoi dje duke deklaruar se ‘dërgimi i refugjatëve që kërkojnë azil, në një vend të tretë, që nuk është pjesë e unionit, pa iu marrë fillimisht kërkesa për azil, nuk lejohet nga BE’ duke sjellë sërish përplasje mes ministrit italian dhe BE-së për krizën e emigrantëve.


Reagimi i Matteo Salvinit ne Twitter

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gximi: 31/08/2018 02:22

    Salvino je i modh

    Përgjigju
  • Sula: 30/08/2018 20:20

    Rracist idiot

    Përgjigju
  • Njeriu i protestave: 30/08/2018 14:08

    Ashte normale qe smundet as kush ti detyrojne te ikin ne shqipri Ata sakrifikuan per te ardhur ne vendet e BE dhe jo per te ikur nga vendi i 3 ne nje vende te botes se 3..Shqipria i futi hundet kote sa per tu duke qe ja ne marrim refugjat Shqipria te shofi veten se eshte ne pik te hallit per vete jan gati gjysma e popullsis qe duan te largohen ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja