Mediat serbe sot kanë patur si lajm kryesor kushtin e Brukselit për Serbisë, siç thonë ata për vazhdim të procesit të integrimeve europiane duhet të hapet Zyra e Kosovës në Beograd.

Fonet thotë se hapja e Zyrës do të thoshte praktikisht hapja e ambasadës e cila vetëm do të kishte emër tjetër, zyre, por për autoritetet vendore kjo është e papranueshme.

Nga Serbia po ashtu kërkohet të hapë përfaqësinë në Prishtinë, e cila krahas zyrës së Kosovës në Beograd, do të thoshte vendosje e marrëdhënieve diplomatike, citohet i njejti burim. 

Krahas këtyre kushteve, mbesin edhe ato të vjetrat për të vazhduar eurointegrimin, si zbatimi i marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut midis Beogradit e Prishtinës, shuarja e institucioneve paralele. 
/rg/shqiptarja.com/