Takimit mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë do t`i paraprijnë disa zhvillime, që do të përmirësojnë besimin mes palëve si dhe gjendjen në terren.
Ndërkohë, diplomatë ndërkombëtarë në kushte anonimiteti thonë se hapat e parë që duhet të ndodhin në raport me dialogun janë zbatimi i marrëveshjeve të arritura, veçmas ajo e menaxhimit të integruar të kufirit, si dhe arritja e marrëveshjeve në dy temat e mbetura nga dialogu teknik, ajo për telekomunikacionin dhe energjetikën.
Një zyrtar evropian ka thënë se për Brukselin është e rëndësishme se në cilin format të dialogut, teknik apo politik, do të arrihen dy marrëveshjet e reja, porse ato duhet të arrihen. Kryeministri serb, Ivica Daçiç, pritet që brenda pak udhëtojë për në Bruksel.
Në takimin që pritet ta ketë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme atij do t`i prezantohet iniciativa e kryediplomates evropiane për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com