Vala në rritje e emigrantëve nga Ballkani Perëndimor ka rritur shqetësimin në Bashkimin Evropian që është vënë në lëvizje për të ndërmarrë hapa konkretë për frenimin e tyre. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, vetëm në muajin tetor të këtij viti, në BE kanë hyrë më shumë se 22.000 imigrantë ilegalë, një rritje 300% krahgasuar me një vit më parë. Statistikat e Frontex-it tregojnë se në dhjetë muajt e parë të 2022, mbi 281.000 imigrantë ilegalë kanë hyrë në BE përmes Ballkanit Perëndimor.
Për t’u përballur me këtë fenomen, Komisioni Evropian paraqiti një plan-veprimi për Ballkanin Perëndimor që synon menaxhimin më të mirë dhe forcim të kufijve me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të forcohet.
Plani përcakton se duhet të sigurohet qasje e shpejtë në sistemin e azilit, kapacitet për pranimin e refugjatëve, të luftohet trafikimi i emigrantëve, të zbatohen marrëveshjet për ripranim dhe riatdhesim, si dhe të përshtatet regjimi i vizave i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor me atë të Bashkimit Evropian, në të kundërt rrezikojnë lëvizjen e lirë.
Në BE e konsiderojnë problem serioz faktin që në vende si Serbia, disa shtetas të vendeve të treta mund të hyjnë pa viza, e më pas ata arrjinë në vendet e bllokut në rrugë të paligjshme.
“Nuk është e pranueshme që vendet e rajonit, që gëzojnë liberalizim vizash me BE-në, të lejojnë që territori i tyre të përdoret për ardhjen ilegale të imigrantëve drejt BE-së”, tha nënkryetari i KE-së, Margaritis Schinas që bëri publik planin. Ai tha se vendet e rajonit të Ballkanit duhet t’i ndihmojmë të forcojnë kapacitetet në terren për të goditur rrjetet e trafikimit të njerëezve. Schinas, në mënyrë specifike, përmendi kontrollin e kufirit mes Serbisë dhe Hungarisë, vend anëtar i BE-së.
Komisionarja për punë të brendshme, Ylva Johansson,Johansson kërkoi gjatë prezantimit të planit që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian t’i regjistrojnë imigrantët që hyjnë në territoret e tyre. Ajo tha se numri i kërkuesve të azilit është shumë më i lartë se numri i hyrjeve të regjistruara në kufijtë e jashtëm të BE-së.