MILANO, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Një plan veprimi për identifikimin e të rinjve evropianë që janë nisur të luftojnë në Siri dhe për t'i penguar të kryejnë vrasje u miratua sot në Milano, njoftoi sot koordinatori evropian për luftën kundër terrorizmit, Gilles de Kerchove.
Një sërë masash u miratuan gjatë një takimi pune mes ministrave të Brendshëm të nëntë vendeve, Belgjikë, Francë, Gjermani, Britani e Madhe, Spanjë, Itali, Danimarkë, Suedi dhe Holandë, kushtuar këtij kërcënimi.
"Këto masa janë konfidenciale", nënvizoi Gilles de Kerchove.
Ato do t'u paraqiten vendeve të tjera të Bashkimit Evropian në takimin e ardhshëm zyrtar të ministrave të Mbrojtjes, në muajin tetor.
"Zhvillimet e fundit në Irak rrisin nevojën për të reaguar menjëherë", sipas koordinatorit. Shpallja e një kalifati nga xhihadistët e Shtetit islamik (EI), emri i ri i Shtetit islamik në Irak dhe në Levant (EIIL), mund të ketë një efekt tërheqës për disa të rinj myslimanë evropianë", theksoi ai./
/ec/
/Shqiptarja.com