Bashkimi Europian ka miratuar sanksione të reja ndaj 19 zyrtarëve dhe entiteteve të lidhura me regjimin iranian për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Lajmi u bë publik nga shefja e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE, Kaja Kallas, në një postim në rrjetin social X. Ajo tha se ambasadorët e vendeve anëtare të BE kanë dhënë miratimin për masat e reja.
Sipas Kallas, vendimi vjen në një moment kur lufta në Iran vazhdon dhe Bashkimi Europian synon të mbrojë interesat e veta duke ndëshkuar ata që konsiderohen përgjegjës për represionin e brendshëm.
Në të njëjtën kohë, ajo tha se ky është edhe një mesazh për Teheranin: e ardhmja e Iranit, sipas saj, nuk mund të ndërtohet mbi represionin.
The EU continues to hold Iran accountable.
— Kaja Kallas (@kajakallas) March 11, 2026
Today, EU Member States ambassadors approved new sanctions targeting 19 regime officials and entities responsible for serious human rights violations.
As the Iran war continues, the EU will protect its interests and pursue those…
Lajmi kryesor:
Lufta/ Teherani sulmon 3 anije në Hormuz: Bota të përgatitet për naftën në 200 $ për fuçi! Trump: Irani është goditur më rëndë se çdo vend tjetër! Këshilli i Sigurimit i OKB miraton Rezolutën e propozuar nga Bahrein









