TIRANE- Të hiqet imuniteti, angazhimi i qartë mes qeverisë dhe opozitës për realizimin e 12 prioriteve, mes të cilave dhe zgjidhja e çështjes së pronave dhe mbajtja e mjedisit të pastër, pa plehra- Janë detyrat kryesore që delegacioni i Bashkimit Europian la për Shqipërinë, pas përfundimit të takimit të tretë të Komitetit të Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri, i zhvilluar këto dy ditë në Tiranë.
Vlerësimi i radhës nëse Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë të ngarkuara nga Brukseli do të jetë në vjeshtë, kur do të përgatitet dhe progres raporti dhe deri atëherë, megjithë progresin e vlerësuar, ka ende shumë për të bërë.
“Është bërë shumë, por nuk duhet të fshehim që ka ende shumë punë për të bërë. Kjo është arsyeja pse ne po lutemi që ky angazhim të vazhdojë, është një angazhim i qartë i qeverisë dhe opozitës dhe nëpërmjet Komisionit të Integrimit Europian në parlament. Angazhimi të vazhdojë me të njëjtën frymë dialogu që ka mbizotuar kohët e fundit “- deklaroi drejtori për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, Pierre Mirel, pas takimit të rradhës të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
VAZHDONI DIALOGUN
“Integrimi në BE është prioriteti më kryesor i vendit. Që ky projekt të arrihet është i nevojshëm që të ketë një konsensus të gjerë mes palëve politike.” – nënvizoi Mirel duke kujtuar se konsensusi i gjetur në nëntor ka sjellë arritje, dhe ”Është e rëndësishme që ky konsensus të vazhdojë. ” Ai nuk pranoi të jepte një përgjigje nëse Shqipëria do të mund të marrë statusin e vendit kandidat këtë vit. “As sikur të kisha mundësinë të parashikjoja të ardhmen. Do të isha më i pasuri i botës” u tha Mirel gazetarëve
MIREL: HIQNI IMUNITETIN, BREGU: DO ANGAZHOHEMI
Drejtori për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor vlerësoi se ka angazhim sa i përket luftës kundër korrupsionit, sa i përket kuadrit ligjore por është e rëndësishme heqja e imunitetit. “Ne kërkojmë të shikojmë një sërë arritjesh në vazhdimësi, të ketë një historik. Në këtë historik që ne kërkojmë do të ishte e rëndësishme për ne heqja e imuniteteve.t”- tha Mirel. Nga ana e saj Ministria e Integrimit garantoi angazhimin politik që do të cojë në heqjen e imunitetit. " Heqja e imunitet është një nga çështjet më të rëndësishme madje do të ftoja palën europiane që heqjen e imunitetit ta vendosë si kusht përmarrjen e statusit kandidat. Mazhoranca ka bërë me dije se do të jetë pro çdo propozimi të opozitës për heqjen e imunitetit qoftë me ndryshimin e kushtetutës dhe po ashtu edhe me ndryshimin e ligjit” theksoi Bregu.
ZGJIDHNI CESHTJEN E PRONAVE, PO PENGON ECURINE E VENDIT
Drejtori i Zgjerimit te Ballkanit Perendimor u ndal dhe në zgjidhjen e cështjeve e pronave. “Kemi vlerësuar pozitivisht hartimi i ligjit të ri sa i përket pronësisë. Kjo është tepër e rëndësishme, pasi cështja e pronave po pengon ecurinë në vend. Kemi parë që ka rritje ekonomike, por mendimi ynë është se pasi të jenë zgjidhur cështjet e pronësisë ekonomia do të ecë më tej, flas për investime vendore apo të huaja.”
MIRATONI ME KONSENSUS ANETARET E GJYKATES SE LARTE PASTRONI SHQIPERINE NGA PLEHRAT
Drejtori i Ballkanit në KE vlerësoi “sinjale të mira” dialogun politik dhe miratimi i ligjeve me 3/5, emërimin e Avokatit të Popullit. “Ajo që presim është që të ndodhë dhe miratimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë... Mjedisi ka shumë punë për të bërë. Duhen pastruar plehrat”
Dialogu politik, funksionimi i Parlamentit, reforma zgjedhore dhe administrata publike janë çështjet mbi të cilat zyrtari i lartë i Brukselit erdhi në Tiranë për të matur progresin e Shqipërisë. Ky është takimi i tretë i Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri dhe në mbledhje morën pjesë dhe 27 ambasadorët e BE-se.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com