BE: Mund të dialogohet për veriun
Bashkimi Evropian do vazhdojë që në prononcimet publike të insistojë në vazhdim e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.Nëse niset tema e veriut, asnjëri nga aktorët aktual nuk do ulet më në tryezën e negociatave.
Bashkimi Evropian do vazhdojë që në prononcimet publike të insistojë në vazhdim e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ndonëse zyrtarët e Brukselit pranojnë se janë të vetëdijëshëm se vazhdimi i këtij procesi nuk është i parashikusheshëm në këtë moment.
Kjo, për arsye se janë paraqitur shumë të panjohura në process, duke filluar nga rethanat e reja politike të krijuara me zgjedhjen e Tomislav Nikoliçit në krye të shtetit serb, e deri te ndryshimet e përbërjeve të delegacioneve.
Zyrtarët në Bruksel të involvuar në procesin e dialogut teknik tashmë janë të përgatitur për mundësinë që në krye të delegacionit të Beogradit të mos jetë më Borko Stefanoviç.
Sic shpjegohet në qarqet e këtushme, edhe nëse Partia Demoratike e Boris Tadiçit formon koalicionin qeveritar, Stefanoviç ka gjasa të merr ndonjë post më të rënëdsishëm në atë qeveri.
Ndërsa në skenarin tjetër, ku qeveria do mund të formohej në mes të partive nacionaliste, atëherë do duhet të pritet e të shihet se çfarë qasje do ketë qeveria e re e Serbisë ndaj dialogut dhe nëse do i impementojë marrëveshjet që janë arritur deri në këtë moment.
”Në rast se formohet qeveria me partitë e Tomislav Nikoliçit dhe Vojislav Koshtunicës, atëherë duhet të presim një kohë për të parë nëse kjo qeveri serbe do orientohet nga Brukseli apo nga Moska”, u shpreh një diplomat evropian.
Sipas këtij burimi, edhe këtij formacioni të mundshëm, Brukseli do ia bëjë me dije se, nëse i dëshirojnë integrimet, kushti mbetet dialogu dhe implementimi i marëveshjeve në dialog.
Nuk është vetëm delegacioni serb ai i cili pret ndryshime.
Diplomatët në Bruksel paralajmërojnë se ndryshimet mund të ndodhin edhe tek ekipi kosovar madje edhe tek ndërmjetësit evropian.
Ndryshimet do ndodhin në rast se vendoset që negociatat të marrin format tjetër – atë politik.
“Nëse vendosim që menjëherë të nisim temën e veriut, natyrisht se asnjëri nga aktorët aktual nuk do ulet më në tryezën e negociatave”, u shpreh një diplomat evropian.
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
25.8%
-
Pak
40.8%
-
Aspak
33.4%
Vota total: 1266
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55
-
Lojërat Olimpike në Francë, flamuri i eventit u ngrit përmbys! Ngatërrohet Koreja e Jugut me të Veriut
27 Korrik, 21:35
-
Fusha e mbetjeve 3 ditë në flakë, protestë para Bashkisë së Vlorës: Duam Turizëm
27 Korrik, 21:24
-
Sherr në restorantin në Vlorë, i mituri godet me thikë 38-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor
27 Korrik, 21:11
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09
-
Humbi jetën pasi ra nga Maja e Thatë në Tropojë, nxirret trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Kosova! 3 të tjerë në gjendje të mirë
27 Korrik, 21:01