Udhëheqësit e Bashkimit Evropian njoftuan se cilido që e fiton garën për t’u bërë kryeministër i ardhshëm i Britanisë, marrëveshja e Brexit apo dalja e vendit nga BE-ja nuk do të ndryshojë.
Në Britani dy kandidatët për kryetar të Partisë Konservatore, që garojnë me njëri-tjetrin janë: Boris Johnson dhe Jeremy Hunt.
Johnson dhe Hunt thonë se duan të rinegociojnë për marrëveshjen që Theresa May ka arritur me Brukselin.
Nëntorin e kaluar u arrit marrëveshja mbi kushtet e divorcit, por u refuzua dy herë nga Parlamenti britanik. Kjo gjë që ka sjellë dhe dorëhejen e kryeministres, Theresa May.
Presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk u shpreh të premten se blloku “do të mbetet shumë i saktë dhe i durueshëm”, pavarësisht dramës politike që po zhvillohet në Londër.
Gjatë fjalës së tij Tusk tha se të 27 anëtarët e mbetur të Bashkimit Evropian shpjegojnë se nuk duhet të ketë ndryshime të marrëveshjes së divorcit.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker u shpreh se udhëheqësit e BE-së, “kanë përsëritur njëzëri se nuk do të ketë negociata të reja për marrëveshjen e tërheqjes”.
Në vitin 2016, përmes një referendumi të mbajtur, Britania ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian.
Gjithashtu, Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar se do të përballet me pasoja të rënda ekonomike nëse Brexit bëhet pa marrëveshje me Bashkimin Evropian.
Komente








BREXIT a.s.a.p. Tung.
Përgjigju